WhatsApp po përgatit një përditësim të madh, mënyra se si komunikoni me miqtë po ndryshon

Aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë po teston një veçori të re. Bëhet fjalë për avatarë të personalizuar, të destinuar për fotografitë e profilit. Me fjalë të tjera, përdoruesit do të jenë në gjendje të krijojnë një personazh vizatimor dhe ta përdorin atë sipas dëshirës.

Marketing

Këto mund të përdoren si “stickers” në biseda por edhe për të zëvendësuar foton e profilit. Sistemi funksionon njësoj si në Facebook, gjë që nuk është çudi sepse platformat janë në pronësi të Metës. Kjo nuk do të thotë se do të hiqen fotot standarte të profilit por avatarët janë një opsion.

Portali i specializuar WABetaInfo ishte i pari që publikoi një “screenshot” të sistemit të përditësuar, të cilin testuesit beta mund ta provojnë aktualisht. Për momentin, nuk dihet se kur WhatsApp do të nisë funksionin e ri, ndaj duhet të presim njoftimin zyrtar.