WhatsApp tani do të funksionojë dhe pa internet

WhatsApp vazhdon të testojë veçori të reja. Tashmë aplikacioni do t’i lejojë përdoruesit ta përdorin pa internet. Kjo do të thotë se përdoruesit e Android dhe iOS do të mund të hapin WhatsApp Web në desktop edhe nëse telefoni celular nuk ka lidhje interneti.

Marketing

Sipas një raporti në GSMArena, ky funksion është zyrtarisht i hapur për të gjithë përdoruesit e WhatsApp në përditësimin më të fundit të tij në të dy versionet Android dhe iOS.

Më parë, përdoruesit duhej të siguroheshin që smartphoni i tyre kryesor ishte ende i lidhur me internetin përpara se të mund të kryenin një bisedë përmes WhatsAppWeb .

Të gjithë përdoruesit që duan të përdorin këtë veçori, duhet të zgjedhin programin “Beta” në versionin e desktop thuhet në raport.

Marketing