WHC Çair fiton edhe në ndeshjen kthyese, i vazhdon garat në Kupën Evropiane!

Këtë radhë të përzgjedhurit e trajnerit Bastri Latifi, në Shkup, arritën të mposhtin ekipin nga Luksemburgu, Kerzheng, me rezultatin 32-26.
Po thuajse në tërë ndeshjen vajzat nga Çairi kishin epërsi ndërsa vetëm në një rast ekipi mysafir u afruan në minus një gol në pjesën e dytë. Megjithatë shumë shpejt gocat nga Çairi u rikthyen dhe nuk lejuan befasi.
Lojtar më efikas ishin Gulicoska me tetë dhe Dinevska me gjashtë gola, ndërsa portierët Mitroviq dhe Kojoviq së bashku kombinuan 15 intervenime
Duhet thënë se pas eliminimit të Gjorçe Petrovit dhe Metalurgut, ekipi i vetëm nga Maqedonia që vazhdon garat më tutje në arenën evropiane është Çairi. /SHENJA/

Marketing