WHC Çair zhvendos ndeshjet evropiane të handbollit në sallën ‘Boris Trajkovski’: spektakli për tifozët i garantuar!

Ekipi i WHC Çair ka njoftuar se për shkak punimeve në sallën sportive në Avtokomand, ndeshjet e radhës në arenën ndërkombëtare do t’i luaj në sallën sportive Boris Trajkovski, shkruan SHENJA.
Kjo, siç thonë nga klubi, bëhet me qëllim të ofrimit të spektaklit për tifozët.
“Të nderuar tifozë e dashamirë të shumtë të klubit tonë,
Dy ndeshjet e kaluara evropiane i kemi luajtur në palestrën “Alkaloid” në Avtokomand dhe jemi mirënjohës e falënderues për përgjegjësit e kësaj palestre dhe drejtuesit e skuadrës Alkaloid.
Për arsye që në periudhën e janarit kjo sallë sportive do të kryejë punime, atëher jemi të detyruar për të gjetur alternativat më të përshtatshme për ne e për të gjithë ju.
Andaj dy ndeshjet europiane kemi vendosur ti zhvillojmë në sallën sportive Boris Trajkovski me qëllim që të ofrojmë për tifozët tanë një spektakël të denjë evropian.
Skuadra është në vlugun e përgatitjeve për ndeshjet e raundit të katërt të Kupës Evropiane, që i luajmë ndaj skuadrës së madhe çeke nga qyteti i Pragës, DHC Slavia Praha.
Ndeshjet janë më 18 dhe 19 Janar . Presim përkrahjen e të gjithë juve për ta përballuar me sukses këtë sfidë jo të lehtë në kuadër të ndeshjeve europiane dhe kualifikim në 1/4 së Finales Europiane.
Ju presim më 18/19 Janar nga ora 18:00 në sallën sportive Boris Trajkovski në Shkup”, thuhet në komunikatën e WHC Çair.

Marketing