Will Smith: E kam lexuar Kuranin faqe për faqe gjatë muajit të Ramazanit, është i pastër si kristali

Will Smith ka folur për kohën e vështirë që ai ka kaluar në vitet e fundit dhe leximin e “të gjithë librave të shenjtë” gjatë një “faze shpirtërore” të jetës së tij.

Marketing

Aktori hollivudian në podcastin “Big Time” me gazetarin egjiptian Amr Adeeb ka folur për vlerësimin e tij për Kuranin dhe ndikimin në jetën e tij.

Will tha se ai ‘i lexoi të gjithë librat e shenjtë’ në dy vitet e fundit dhe shtoi se ai e ka lexuar Kuranin faqe për faqe.

Çfarë tha Will Smith për Kuranin?

“Dy vitet e fundit ishin të vështira për mua dhe vëmendja ime u kthye në shpirtëroren. Kam lexuar Kuranin. Kam lexuar Kuranin faqe për faqe gjatë muajit të Ramazanit. Kjo është faza e kërkimit shpirtëror të jetës sime. Kjo është periudha e jetës sime që unë po përpiqem ta kultivoj një zemër aq të gjerë, të hapur dhe të dashur sa të mundem. E dua thjeshtësinë e Kuranit. Është kaq i pastër. Është i pastër si kristal …”, tha aktori në podcastin “Big Time”, intervistë kjo e cila është publikuar tre ditë më parë, por është regjistruar në dhjetor të vitit 2023.

“Fryma e tij ishte kaq e bukur dhe e pastër”

Marketing