Witsel largohet nga Dortmundi në fund të sezonit

Borusia Dortmund ka njoftuar se Axel Witsel do të largohet nga “verdhezinjtë” në fund të këtij sezoni.

Marketing

Futbollistit i skadon kontrata pikërisht këtë verë, me të dy palët që janë dakorduar për të mos e vazhduar më.

33-vjeçari u transferua te “milionerët” në vitin 2018 nga Tianhai për shumën e 20 milionë eurove.

Ende nuk dihet se në cilën skuadër do të luajë pas kësaj vere belgu.

Gjatë sezonit të fundit, ai u paraqit 28 ndeshje në Bundesligë, ku shënoi dy gola.