Wizz Air heq të gjitha fluturimet nga Kukësi

Kompania e njohur si ‘low cost’ e fluturimeve Wiz Air ka larguar nga sistemi të gjitha fluturimet për dhe nga aeroporti i Kukësit në Shqipëri, duke e lënë kështu vetëm opsionin e fluturimeve nga Rinasi.

Marketing

Ky vendim nuk është zyrtarizuar e as komentuar nga ndonjë zyrtar i kompanisë, mirëpo ajo që mund të vërehet lehtësisht përmes një kërkimi në internet është që tek pjesa e fluturimeve për Shqipëri nuk figuron më aeroporti i Kukësit.