Wolves dhe Manchester United kanë ndarë pikët duke luajtur 1:1 në ‘Molineux Stadium’, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë.
‘Djajtë e Kuq’ pas fitores së thellë në javën e parë ndaj Chelsea, janë ndalur nga Wolves.
Anthony Martial në minutën e 27’, i dhuroi epërsinë Manchester United me një gol të bukur, pas një asistimi të pranuar nga Marcus Rashford.
Në pjesën e dytë, vendasit arritën të barazojnë rezultatin.
Ishte Roben Neves që shënoi në minutën e 55’ të ndeshjes.
Në xhiron e ardhshme, Unites takohet me Crystal Palace, ndërsa Wolves me Burnley.