Xanakapulos: Kemi shumicën parlamentare për Marrëveshjen e Prespës

Zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa portofol, Dimitris Xanakapulos thotë se në parlamentin grek ekziston një shumicë e gjerë për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.

Marketing

“Mendoj se ekzistojnë parakushte politike për shumicën e gjerë parlamentare në rastin që mendohet se me sukses do të përfundojë procesi i revizionit kushtetues tek fqiu dhe marrëveshja do të vjen në ratifikim në Parlamentin grek”, ka thënë Xanakapulos.

Në intervistën për radio “Real fm”, zëdhënësi i qeverisë greke shpreson se partia “Reka” do të mbetet në pozicion e saj fillestar dhe do të përkrahë marrëveshjen.