Xanakopulos: Dëshiroj tërë procesi në vendin fqinj të ketë rezultat pozitiv

Dëshiroj, që i gjithë procesi, ashtu siç parashikohet të ketë rezultat pozitiv edhe për Zaevin, por edhe për Marrëveshjen dhe marrëdhëniet midis dy vendeve, thotë zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa portofol, Dimitris Xanakopluos në një intervistë për radion greke “247”.

Marketing

Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, lidhur me qëndrimin e Kryeministrit të Maqedonisë se në mes të janarit Maqedonia do t’i përmbushë obligimet e saj, Xaanakopulos edhe një herë shpjegoi se cilat janë hapat që vendi ynë duhet t’i marrë, shfaqi shpresën se gjithçka do të përfundojë me sukses dhe përsërit atë që tha në brifingun përfundimtar të djeshëm me gazetarët se ai personalisht nuk mund të parashikojë se kur do të përfundojë procesi në vendin tonë.

“Unë nuk jam në pozitë ta di kur të përfundojë procesi. Nëse zotëri Zaev thotë se do të përfundojë më 15 janar, unë nuk kam asnjë arsye për ta kontestuar. Përkundrazi, dëshiroj që i gjithë procesi, ashtu siç është paraparë të ketë rezultat pozitiv edhe për të, por edhe për marrëveshjen dhe marrëdhëniet e të dy vendeve”, thotë Xanakopluos dhe përsërit që sapo vendi ynë t’i përmbush obligimet në radhë do të jetë Parlamenti grek ta ratifikojë Marrëveshjen.

Zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministri pa dikaster, shpreh bindjen se ratifikimi në Athinë, do të kalojë pa probleme.

“Mendoj se në këtë moment është formuar shumicë, të cilën si qeveri greke e kemi për qëllim ta zgjerojmë sa është e mundur më shumë. Jam i bindur thellë se ekzistojnë politikanë, ekzistojnë deputetë në Parlamentin grek, të cilët me përgjegjësi do të marrin qëndrim, pavarësisht përkatësisë partiake dhe do të jenë pozitive në lidhje me ratifikimin e Marrëveshjes. Megjithatë, mendoj se në asnjë rast tërë procesi nuk do të ndikojë në ndonjë mënyrë në rrjedhën e qeverisë”, komenton Dimitris Xanakopulos në një intervistë për një radio greke, raporton MIA.

Lidhur me kërkesën e Grekëve të Pavarur për ratifikim me shumicë të rritur parlamentare, ai thotë se në muajt e ardhshëm do të shqyrtohet, partnerët e koalicionit do të diskutojnë në hollësi dhe do të gjejnë qëndrim të pranueshëm reciprok që Qeveria ta përfundojë mandatin katërvjeçar.

Lidhur me qëndrimin e opozitës në të dy vendet, VMRO-DPMNE në Maqedoni dhe Demokracia e Re në Greqi, një zëdhënës i qeverisë greke përsëriti pikëpamjen e tij se ata kanë pozicione identike, se nuk është e mundur të kenë të njëjtat akuza dhe në të njëjtën kohë thonë se Zaev dhe Cipras janë tradhtarë, sepse nëse është ashtu, atëherë nuk do të kishte marrëveshje.

Duke i komentuar hulumtimet e opinionit publik në Greqi lidhur me zgjidhjen e arritur midis Maqedonisë dhe Greqisë, Xanakopluos thotë se ato janë kontradiktore dhe beson se Marrëveshja ndërmjet dy vendeve fqinje nuk do të ndikojë në mënyrën se si grekët votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Marketing