Xanakopulos: I mbështesim përpjekjet e Zaevit që të mos humbet shansi i madh

Ne nga ana jonë vazhdojmë t’i mbështesim përpjekjet e mëdha të Zaevit, vazhdojmë ta mbështesim nevojën për ruajtjen e momentit të Marrëveshjes së Prespës, sepse mendojmë se është dëm të humbet shansi i madh që të zgjidhet një çështje që e mundon Ballkanin rreth 30 vjet, tha zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa dikaster, Dhimitris Xanakopulos, në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët.

Marketing

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, lidhur me rezultatin e referendumit, Xanakopulos, komentoi se ka përfunduar me mbizotërimin e madh të ‘pro’ dhe bëhet fjalë për zgjidhje politike në procesin e ratifikimit dhe hyrje në fuqi të Marrëveshjes së Prespës”. Megjithatë, shtoi se ajo që i brengos është jehona e vogël.

“Tani fjalën e ka Kuvendi i IRJM-së dhe shpresojmë se iniciativa e Qeverisë së Zaevit për revizion kushtetues do të përfundojë me sukses. Nga ana jonë, potencojmë se vazhdojmë ngushtë t’i ndjekim ngjarjet dhe e mbështesim iniciativën e Zaevit, me kriter kryesor ruajtjen e momentit nga Marrëveshja e Prespës”, tha Xanakopulos.

I pyetur për afatet kohore, zëdhënësi i Qeverisë greke sqaroi se është e mundur të ekzistojë vonesë e vogël, por theksoi se për palën greke çështja kyçe nuk është të ruhen afatet kohore, por kyçe është esenca gjegjësisht të plotësohen parakushtet për marrëveshjen që të vijë për ratifikim në Parlamentin grek.

“Dëshirojmë të japim mesazh konkret dhe të qartë se nuk duhet ta lëmë këtë mundësi që të humbasë”, shtoi Xanakopulos duke theksuar se në këtë moment ekziston një dritare e mundësisë që rajoni më i gjerë i Ballkanit të kalojë në një epokë të re.

Zëdhënësi i Qeverisë greke foli edhe për “klimën e nacionalizmit dhe dyshimin që ekziston në të dy vendet”, duke i përmendur pozitat e opozitës Demokracia e Re në Greqi dhe të VMRO-DPMNE-së në Maqedoni, duke thënë se të dyja partitë, marrëveshjen e karakterizuan si “të dëmshëm nacional për interesat nacionale”.

“Dhe këtu parashtrohet pyetja: Nëse marrëveshja është e dëmshme për Greqinë, si është e mundur në të njëjtën kohë të jetë e dëmshme edhe për IRJM-në? Dhe si mund të vlejë e kundërta? Përgjigjja është se si Demokracia e Re, ashtu edhe VMRO-ja, të dyja janë peng të logjikës radikale të djathtë dhe në druarje nga çmimi politik, nuk marrin guximin të ndërmarrin përgjegjësinë që të gjendet zjgidhje e drejtë dhe e qëndrueshme për dallimin mes dy vendeve. Preferojnë ta mbajnë qorr sokakun, preferojnë ta mbajnë nacionalizmin”, tha Xanakopulos dhe shtoi se pozita e Micotakisit e përforcon nacionalizmin në Maqedoni, ndërsa nacionalizmi i VMRO-DPMNE-së e përforcon nacionalizmin në Greqi, si dy fytyra në një monedhë të njëjtë.

Lidhur me bisedën telefonike mes kryeministrit të Maqedonisë dhe të Greqisë, Xanakopullos, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespodentes së MIA-s nga Athina, tha se ka kaluar në atmosferë të mirë dhe miqësore, ndërsa Cipras e ka shprehur përkrahjen për Zaevin.

“Biseda ishte në klimë shumë pozitive. Kryeminsitri e ka shprehur përkrahjen e tij për zotëri Zaevin dhe e ka lavdëruar për iniciativën e tij të shkojë përpara me procesin e ratifkimit të Marrëveshjes, për iniciativën e tij të shkojë përpara me procesin e revizionit kushtetues në Kuvendin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë”, tha zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa resor në brifingun e sotëm me gazetarët grekë dhe korrespodentët e huaj.

Marketing