Ballina Sport Xavi: Asgjë nuk po shkon, jemi në një seri negative

Xavi: Asgjë nuk po shkon, jemi në një seri negative

Barcelona pësoi humbje në “El Clasico” nga Real Madridi këtë të diel.

Marketing

Ndeshja që u zhvillua në “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultatin 3:1.

Pas ndeshjes, trajneri Xavi e pranoi se skuadra e tij ka hyrë në një seri negative.

“Asgjë nuk po shkon. Jemi në një seri negative, shumë negative”, tha fillimisht ai.

“Duhet të bëhemi autokritikë, nuk jemi mirë, e dimë. Sot folëm për ndalimin e kundërsulmeve dhe në të parin na ndëshkuan me 1:0”, shtoi trajneri i Barcelonës.

“Ne jemi një skuadër në ndërtim, duhet të jemi më konkurrues, kemi pasur momentet tona. Unë nuk sulmoj lojtarët. Unë jam përgjegjës”, deklaroi Xavi.

Barcelona humbi edhe vendin e parë në tabelë. Katalunasit tani renditen në pozitën e dytë me 24 pikë, tri më pak se Real Madridi që tani është lider në La Liga.

Exit mobile version