Xavi e drejton sot Barcelonën për herë të fundit

Pak ditë më parë u zyrtarizua lajmi se Xavi do të largohet nga Barcelona me të përfunduar ky edicion.

Marketing

E sot, spanjolli do ta drejtojë klubin për herë të fundit.

Barcelona do të jetë mysafire e Sevillas në ndeshjen e fundit në La Liga këtë sezon.

Vendimi i klubit për ta shkarkuar Xavin ka qenë një i diskutueshëm pasi tifozët u ndanë në dy pjesë dhe kishte shumë prej tyre që preferonin që Xavi të vazhdonte si trajner i Barcelonës.

Ish-reprezentuesi spanjoll paraprakisht kishte ndryshuar vendimin e tij për t’u larguar nga klubi, pasi kishte konfirmuar në fillim të këtij viti se do të largohet.

Joan Laporta pas disa bisedave me teknikun spanjoll e bindi që të qëndrojë, para se vet presidenti ta shkarkojë atë vetëm disa muaj më vonë.

Pas largimit të Xavit menjëherë ishte konfirmuar nga burime të ndryshme se në krye të klubit tashmë do të vijë gjermani Hansi Flick.