Xavi Hernandez i është përgjigur skuadrës së Barcelonës mbi ofertën për trajnerin.
Trajneri spanjoll është kontaktuar nga Barcelona, për të drejtuar skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit, dhe më gjatë.
Pritej që zyrtarizimi i tij në stolin katalan të bëhet brenda këtyre 24 orëve, por një gjë e tillë nuk do të ndodh.
‘AS’ bën të ditur se Xavi ka shtyrë vendimin e tij, me justifikimin se ka nevojë për më shumë kohë që të vendos.
Trajneri i Al Sadd nuk do të kthejë përgjigje përfundimtare sot, duke lënë ‘Blaugranat’ në ankth.
Mbetet të shihet se si do të ecin gjërat.