Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi i pyetur për mundësin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare si kërkesë e partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së u përgjigj se ai si kryetar i kuvendit do të respektoj të gjitha dispozitat ligjore. Megjithatë tha se kjo çështje është në duart e deputetëve.
“Është e papranueshme që tani kur po bëhen përpjekjet për anëtarësimin e vendit në NATO të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, kur dihet se të gjitha institucionet do të jenë jashtë funksionit. Por në rast se do të ketë iniciativë nga deputetët për shpërbërjen e Kuvendit dhe në raste së shumica e mbështet këtë nismë, atëherë unë jam i obliguar që ta mbështesë këtë nismë”, tha Xhaferi.