Xhafer Gashi dorëhiqet nga AAK

Kryetari i Komunës së Obilit, Xhafer Gashi, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat partiake brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Marketing

“Kjo dorëheqje vjen si rrjedhojë e zhvillimeve brenda strukturës së Aleancës në Obiliq, pas dorëheqjes se nëntë asambleistëve të Kuvendit Komunal, kryesisë së degës, forumit rinor dhe nga 21 nëndegë, 20 prej tyre ju kanë bashkuar kësaj dorëheqjeje dhe shumë aktivistë me të cilët rrugëtuam së bashku”, ka thënë Gashi, njofton KlanKosova.tv.

Gashi ka njoftuar se do të vazhdojë ta drejtojë Komunën e Obiliqit.

“Si rezultat i kërkesës së vazhdueshme të qytetarëve të Obiliqit që angazhimin tim politikë ta vazhdojë si kryetar i pavarur. Pra, gjithmonë para çdo lloj interesi apo bindjeje në plan të parë kam qytetarin e Obiliqit, andaj për mua besimi i qytetarit është vlerë e shenjtë e cila po dëshmohet përmes vullnetit të përbashkët për të ndërtuar qytetin e Obiliqit”.