Xhaferi: Apeloj te vendet anëtare që të mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e përgëzoi Kosovën për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Marketing

Ai apeloi te vendet anëtare të BE-së që të mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Ai, së fundmi, shkroi se do të jenë gjithmonë përkrahje e fuqishme e aspiratave euroatlantike të Republikës së Kosovës.“Edhe lajmi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës është sukses historik dhe Ju – ia dolët!Ju përgëzoj dhe uroj sukses në përmbushjen e detyrimeve të procesit dhe apeloj te vendet anëtare të BE-së që të mbështesin këtë aplikim që është reflektim i qartë i vullnetit të qytetarëve dhe institucioneve kosovare.”, shkroi Xhaferi në Facebook.

Marketing