Xhaferi: BE të hap negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në Konferencën e XVIII të Nismës Adriatiko-Joniane në Tiranë tha se Bashkimi Evropian pa prolongim duhet të caktojë datë për mbajtjen e seancës së parë ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën. Xhaferi tha se pret që kjo të ndodhë pikërisht gjatë kryesimit francez me BE-në.

Marketing

“Është e domosdoshme që Bashkimi Evropian, pa prolongim, të përcaktojë datën për mbajtjen e seancës së parë ndërqeveritare me të cilën do e shënojë fillimin e negociatave të anëtarësimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, edhe atë më së miri gjatë kryesimit francez. Edhe pse çdo shtet individualisht ka strategjinë e vet dhe i ndërmerr hapat e duhura për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të vet territorial, përsëri, edhe përgjegjësia për stabilitetin në rajon dhe integrimin e tij evropian është po ashtu obligim i çdo shteti veç e veç”, tha mes tjerash Xhaferi.