Xhaferi: Bëj thirrje për mbështetje në referendum, pres një ditë të qetë të dielën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në një intervistë për MIA-n u bën thirrje qytetarëve që të dielën ta mbështesin referendumin. Thotë se pret një ditë të qetë dhe mendon se organet zgjedhore do ta kryejnë punën në mënyrë profesionale.
Të dielën pritet, siç potencoi, jehonë e madhe e qytetarëve dhe një ditë e qetë.

Marketing

“Ne kemi pasur takime me qytetarët, mitingje, sondazh adekuat për mendimin e qytetarëve dhe të gjitha të dhënat tregojnë se qytetarët me shumicë të madhe janë të disponuar dhe të gatshëm të dalin në referendum për të votuar.

Supozimet në bazë të këtyre elementeve drejtojnë në referendum të suksesshëm, gjegjësisht në jehonë të madhe të qytetarëve. Supozimi është se rreth 50 për qind e qytetarëve do të dalin të votojnë në referendum”, potencoi kryetari i Kuvendit.

Pritjet e tija janë se edhe ata qytetarë që kanë pasur dilemë lidhur me daljen në referendum do të përcaktohen.
“U bëj thirrje të dalin në vendvotimet për të vendosur fillimisht për fatin e tyre gjegjësisht ardhmërinë dhe me këtë vendosin edhe për ardhmërinë kolektive edhe të qytetarëve edhe të shtetit në tërësi”, deklaroi Xhaferi.

Lidhur me amendamentet kushtetuese thekson se propozimi për ndryshime të Kushtetutës, duke i pasur parasysh afatet dhe kontekstin, duhet sa më shpejt të dorëzohen tek Kuvendi për të filluar procedura.

“Hapi i parë është vendimi për inkuadrim drejt ndryshimeve kushtetuese. Që të vihet deri tek vendimi ka kushte kur duhet të parashtrohet propozimi, sa kohë zgjat… duhet të kalojnë jo më pas se tridhjetë ditë që të konvokohet seancë kur do të marrë propozim. Ndoshta është e nevojshme menjëherë në të parin të ngrihet procedura.

Nuk është kontestuese me të parin të ketë propozim qoftë i nënshkruar nga deputetët, qoftë i nënshkruar nga Qeveria, nga presidenti i shtetit, ose i nënshkruar nga 150.000 qytetarë… Mund të parashtrojnë propozim. Cila prej këtyre institucioneve kompetente do ta ndërmarrë rolin për të parashtruar propozim është çështje e vendimit ndërpartiak”, tha Xhaferi.