Besoj tek qytetarët, ashtu siç ata besuan në mua, në institucionet, në partitë që i mbështetën deri më tani dhe prandaj jam i bindur se në fund qytetarët do të reflektojnë me dalje, të domosdoshme për t’u zgjidhur çështja për emrin dhe përfundimisht të bëhemi anëtare e BE-së dhe e NATO-s, deklaroi sot në intervistë për MIA-n kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Xhaferi thotë se qytetarët tanë janë të vetëdijshëm ta kuptojnë peshën dhe nevojën që personalisht ta thonë qëndrimin e vet në referendum dhe të ndërmarrin një pjesë të përgjegjësisë personale për të ardhmen e tyre individuale dhe për familjet e tyre në tërësi.
Kuvendi e filloi fushatën mediale për referendumin, ndërsa deputetët përmes Koalicionit “Për” referendumin flasin dhe kanë takime me qytetarë. Xhaferi për MIA-n thotë se përfundimisht me ditën e djeshme, Parlamenti ka arritur 51 marrëveshje me televizione dhe radio për prezantim medial të deputetëve të cilët e mbështesin çështjen e referendumit, ndërkaq gjatë ditës pritet që kjo të bëhet edhe me të tjerët. Marrëveshje arrihen, përkujton ai, me mediumet të cilat në afatin e paraparë kanë parashtruar çmimore për prezantim medial për referendumin në KSHZ, ashtu siç është paraparë, për nëntë minuta në orë. Xhaferi sqaron se si do të zhvillohet fushata e deputetëve, por edhe si ai do të kyçet në të.
Në pritje të qëndrimit të VMRO-DPMNE-së opozitare për referendumin dhe kyçjen e mundshme të deputetëve të saj në fushatë, kryetari i Kuvendit thekson se “nëse ka, kurdo që të ketë vendim për t’u kyçur, mjetet janë në disponim”, por potencoi se aktivitetet duhet të jenë pa ikonografi partiake dhe se ata do të mund të kyçen në atë pjesë mediale prej nëntë minutave në një orë.
Kryetar Xhaferi, Kuvendi dje e filloi zyrtarisht fushatën për referendumin më 30 shtator, edhe pse disa nga deputetët edhe paraprakisht patën takime me qytetarë dhe deklarata. Thatë se Kuvendi zyrtarisht fushatën do ta zhvillojë përmes blerjes mediale. Me sa mediume Kuvendi ka arritur marrëveshje dhe në cilën mënyrë do të zhvillohet kjo fushatë?
Kuvendi udhëhiqet nga vendimet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor lidhur me afatet për parashtrim të çmimoreve për procedurat e parapara me rregullat adekuate. Vendimi i Trupit koordinues është, duke e pasur parasysh edhe Buxhetin për fushatën, kjo të jetë në mediume elektronike dhe televizione e radio në nivel nacional, rajonal dhe lokal dhe në suaza të çmimoreve të cilat i parashtruan mediumet për t’u blerë hapësira me çmim të kushtimit për sekondë parashtruar në KSHZ. Ne nga KSHZ-ja e morëm listën me mediume të cilat në afat të caktuar me vendimin i parashtruan çmimoret dhe nga ajo nuk mund të tërhiqemi, nuk mund të hyhet në dialog për çmim në mënyrë që të bëjmë pazar, kushtimisht e thënë. Ato çmime janë fikse. Kuvendi arrin marrëveshje me ato mediume. Përfundimisht me ditën e djeshme Kuvendi nënshkroi 51 marrëveshje, mbeten pjesa tjetër e mediumeve të cilat presim gjatë ditës të vijnë në Kuvend dhe t’i nënshkruajmë marrëveshjet edhe me mediuemt tjera dhe me këtë ta rrumbuillakësojmë aspektin formal-juridik për vendosje të raporteve obligative.
Në çfarë forme do të prezantohen porositë e juaja përmes televizioneve dhe radiove, nëse deputetët do të kenë edhe takime me qytetarë?
Ajo është punë e kombinuar, edhe pjesëmarrje e deputetëve në tubime të caktuara me qytetarët, në të vërtetë edhe prania ime në tubime të tilla, përmes materialeve të cilat do të dorëzohen në Kuvend nga Koalicioni “Për”, e dini, deputetët e bënë koalicionin “Për” dhe ato materiale nuk guxojnë të kenë parashenjë partiake, përkatësisht kurrfarë simbole që të jenë pjesë e fushatës dhe të njëjtat në dozë ditore, sipas planit medial, dorëzohen tek mediumet në kohën në të cilën është çplanifikuar.
A do të ketë Kuvendi fushatë të xhiruar, si për shembull gjatë zgjedhjeve? Radio porosi dhe porosi televizive të xhiruara?
Është e mundur të shfrytëzojmë një pjesë të xhirimeve të cilat do të bëhen në ngjarjet ku do të jemi të pranishëm, por pa parashenja partiake.
A keni pasqyrë si shumë, sa do t’u kushtonte fushata e këtillë deputetëve të cilët e mbështesin pyetjen e referendumit?
Shumën e kemi si mjete të caktuara për atë, por kjo nuk do të thotë se si shumë do të shpenzohet e tëra. Në bazë ditore mbajmë llogari për atë, në kuptim se nuk guxojnë të tejkalohen shumat nga ajo e miratuar për dedikim për këtë punë, sepse nuk mund të plotësohet nga llogari të tjera.
Ju si kryetar i Kuvendit në ç’farë mënyre do të përfshiheni në këtë fushatë? A keni agjendë të caktuar të cilën do ta ndiqni ose do të përfshiheni në tubimet e Koalicionit “Pro” ose të BDI-së, anëtar i të cilit jeni, dhe e cila paralajmëroi se do të ketë aktivitete për përkrahjen e referendumit?
Koalicioni vendosi të ketë edhe tubime publike të caktuara në vende më të mëdha dhe në disa prej tyre do të jem edhe unë. Mbrëmë isha në hapjen e fushatës në Tetovë. Të gjitha fjalimet ishin në kontekst të fushatës së referendumit. Unë jam anëtar dhe deputet i BDI-së, por në këtë rast nuk ka pengesa sepse Kuvendi është bartës i fushatës, ndërsa unë jam kryetar i Kuvendit dhe prej këtu buron e drejta dhe mundësia të jesh në fushatë dhe të merret pjesë në të gjitha ngjarjet, të cilat sërish them me përmbajtje nuk do të kenë parashenja partiake. Ndoshta ikonografia mund të reflektojë dhe të tregojë në përkatësinë partiake, por përmbajtja ka të bëjë me fushatën dhe me atë mendoj se është siguruar legalitet adekuat dhe legjitimitet për praninë time.
Në konferencën për shtyp të cilën e publikuat në fillim të fushatës së referendumit, keni thënë se në llogarinë e caktuar për referendumin mbesin mjetet e destinuara për deputetët e opozitës, të cilët t’ju përkujtojmë ju dërguan shkresë?
Po, ashtu është. Sistemimin e mjeteve e kemi bërë sipas shprehjes së deputetëve në lidhje me letrën time në lidhje me atë nëse janë “pro” ose “kundër”.
Pritet partia opozitare e VMRO-DPMNE-së sot, nesër të dalë me qëndrim zyrtar për referendumin. Nëse, deputetët e VMRO-DPMNE-së e ndryshojnë vendimin e tyre dhe vendosin të përfshihen në fushatë, Kuvendi do t’u mundësojë t’i shfrytëzojnë këto mjete?
Gjithsesi se ekziston mundësi e tillë sepse ligji flet për propagandë e cila është e parashikuar se kur mbaron, ndërsa nuk cakton se kur duhet të fillojë dhe të përfshihet në fushatë. Në atë kontekst, sqarimi im është mundësia që opozita në çdo moment nëse vendos të përfshihet ndaj fushatës por edhe me përcaktimin “pro” dhe “kundër” konsideroj se është e drejtë legjitime të mendohen dhe megjithatë, thirrja ime publike ishte të mendohen dhe të përfshihen në fushatë, sepse është në interes të qytetarëve dhe shtetit si subjekt ndërkombëtar. Në atë kontekst, nëse ka, kurdo që të ketë vendim të përfshihen mjetet janë në dispozicion, sërish them, pa ikonografi partiake do të mund të përfshihen në atë pjesë mediatike prej nëntë minuta në një orë.
Këto ditë keni pasur shumë takime me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Megjithatë në Maqedoni ishte kancelarja gjermane Angela Merkel, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, kancelari austriak Sebastijan Kurc, por edhe senatorët e Francës dhe SHBA-së. Cila është porosia që do ta përcillni nga të gjitha këto takime dhe cila është porosia juaj si kryetar i Kuvendit edhe si njeri i cili tërësisht qëndron pas vendimit për referendum, kush do ta caktojë të ardhmen e vendit?
Porositë e të gjithë miqve ndërkombëtarë të cilët na vizituan se tani është momenti faktorët politik dhe qytetarët të përfshihemi drejt mundësisë historike e cila është dhënë në interes të qytetarëve dhe shtetit që ta tejkalojmë edhe pengesën e fundit drejt inkuadrimit në NATO dhe BE dhe me atë më gjerë të na hapet fusha në drejtimin e integrimit evropian të vendit. Mendoj se shumë gjëra të cilat na ndodhën edhe në rajon dhe më gjerë janë tregues se rajoni ynë është i rrezikuar dhe mendoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm, ndërsa unë jam i bindur dhe besoj në ndërgjegjësimin e qytetarëve tanë pa shikim se sa mund të mendojë dikush se qytetarët janë vetëm pasues të verbër të partive politike, por duke e pasur parasysh tërë përvojën me të gjitha ngjarjet, qytetarët tanë janë mjaft të ndërgjegjshëm që ta kuptojnë peshën dhe nevojën personalisht ta shprehin qëndrimin dhe të marrin dhe ndërmarrin një pjesë të përgjegjësisë personale nga e ardhmja e tyre dhe individuale dhe për familjet e tyre në tërësi, edhe për shoqërinë dhe shtetin, dhe unë besoj te qytetarët, sikurse gjatë gjithë kohës kanë besuar në mua, në institucionet, në partitë të cilat i përkrahën deri tani dhe për atë jam i bindur se në fund qytetarët do të reflektojnë me jehonën në mënyrë të domosdoshme të zgjidhet kjo çështje dhe përfundimisht të bëhemi anëtare e NATO-s dhe BE-së.