Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka dërguar mesazh urimi me rastin e 23 Tetorit, Ditës së luftës revolucionare maqedonase.
“Kjo ditë është një monument i idesë revolucionare që udhëhoqi nëpër beteja në të cilat shumë njerëz dhanë gjënë më të çmuar, jetën e tyre. Sepse ata e dinin se revolucioni është kryqëzimi midis së ardhmes dhe së shkuarës. Ata besuan në një shtet të lirë, të pavarur, unik dhe të përparuar në të cilin të gjithë do të mund të ndërtojnë me krenari dhe dinjitet të ardhmen e tyre dhe të brezave të rinj.
Kërkoi dhe kërkon ende sakrificë, besim dhe vizion për të shijuar frytet e betejave gjatë historisë në të ardhmen. Le të jetë kujtimi i betejave të vjetra që na sollën në atë që jemi tani një kujtesë dhe mësuesi ynë për betejat e reja të përditshme që bëjmë në jetë së bashku, të bashkuar dhe unikë si qytetarë të një Republike veriore moderne, demokratike, të përparuar dhe të sigurt, Maqedonia.
Të dashur qytetarë, ju uroj pushime të këndshme, të kaluara në rrethin e njerëzve të afërt dhe të dashur. Gëzuar 23 Tetorin!”, tha Xhaferi.