Xhaferi: Deputetët Mexhiti, Koxhaxhiku dhe Rexhepi nuk mund të formojnë grup parlamentar, as të përcaktojnë koordinator dhe zëvendës-koordinatorë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pranoi njoftim prej deputetëve Izet Mexhiti, Merita Kolçi Koxhaxhiku dhe Kastriot Rexhepi se do të veprojnë si grup i deputetëve të pavarur dhe në të njëjtin njoftim propozojnë koordinator dhe zëvendës-koordinator.
Në njoftimin e zyrës së kryeparlamentarit thuhet se : “Në pajtim me nenin 33, paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit Grupi Parlamentar përbëhet prej së paku pesë deputetëve të cilët i takojnë një ose më shumë partive politike.
Sipas përcaktimit të lartpërmendur, potencohet se deputetët në fjalë nuk kanë mundësi të formojnë grup parlamentar, as të përcaktojnë koordinator dhe zëvendës-koordinatorë. Secili individualisht (personalisht) të dorëzojë njoftimin për veprim si deputet i pavarur”, kështu që, për shkak të lartpërmendurës, nuk ka mundësi për procedimin e mëtejmë të njoftimit-thuhet në njftimin e kabinetit të kryeparlamentarit.

Marketing