Xhaferi Deskoskës: Kuvendi nuk punon sipas diktatit të ministrave

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi tha së fundmi se nuk do të caktojë seancë edhe nëse merren vesh pushteti dhe opozita rreth Ligjit për Prokurorinë publike, pasi nuk dëshiron të përdoret për të bërë fushatë parazgjedhore.

Marketing

Rreth kësaj është prononcuar ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska e cila tha se nuk i din parashikimet e Xhaferit, por “mund të them se ajo që vjen nga Qeveria është se nëse arrihet pajtueshmëri dhe merremi vesh për Ligjin e Prokurorisë publike, në kohë të shkurtë ajo të shndërrohet në ligj dhe të vihet në seancë të Kuvendit”.

Ka reaguar përsëri kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi:
“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, punon në përputhje me Rregulloren dhe jo mbi bazë të diktatit e më së paku jo sipas pretendimeve të caktuara individuale qofshin ato të një Ministri, cilido qoftë ai”, ka shkruar në Facebook, Talat Xhaferi.

Marketing