Xhaferi do fillojë t’i udhëheqë seancat edhe në gjuhën shqipe

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nga fundi i këtij muaji, pas përfundimit të përgatitjeve, do të fillojë të udhëheqë seancat plenare në gjuhën shqipe.

Marketing

Këtë e paralajmëroi vet kryetari i Kuvendit në një pres konferencë pas takimit me homologun e tij nga Mali i Zi, Ivan Brajoviç.

“Zakonisht e keni parasysh që udhëhiqem nga vendimet e mia, jo nga kërkesat apo nga pritshmëritë. Në konferencën për shtyp në rastin e miratimit të ligjit, gjegjësisht shpalljes të ligjit për përdorim të gjuhëve pata theksuar se institucionet gjegjësisht Parlamenti ka periudhë përgatitore për implementim deri në fund të muajit që do të duhet shërbimet për punë të organizojnë atë mundësi.

Në kontekstin më të gjërë, Parlamenti apo institucionet për implementim kanë afat gjashtë mujor për aspektin e asaj që nënkupton më gjerësisht përdorimi i gjuhëve në institucionet qëndrore. Kështu që, mendoj që është e qartë pritshmëria kur duhet të fillon zbatimi praktik edhe pse edhe para se të miratohet ligji unë kam përdorur metodën e kombinuar të përdorimit të gjuhëve kështu që nuk ka qenë pengesë nuk ka patur dilemë në zbatimin të asaj të drejte që nënkupton përdorim të gjuhëve në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Xhaferi.

Kryeparlamentari Xhaferi: Te krijohen kushtet teknike, e pastaj seancat i udheheq ne shqip

Kryeparlamentari Xhaferi: Te krijohen kushtet teknike, e pastaj seancat i udheheq ne shqip

Publiée par TV21 sur Mercredi 23 janvier 2019