Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot e nënshkroi Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Shtipit dhe të Komunës së Pllasnicës.
Siç informoi pres-shërbimi kuvendor, ditën e diel, 13 dhjetor të vitit 2020 është dita e konfirmuar për mbajtjen e zgjedhjeve.
Vendimin do ta zbatojnë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Zgjedhor komunal dhe Këshillat komunal, ndërsa hyn në fuqi me ditën e shpalljes në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.