Xhaferi: Edhe djali im ka të drejtë të punësohet

Pas publikimit të emrit të Barlet Xhaferit në listën e prokurorëve të ardhshëm të vendit, kryeparlamentari Talat Xhaferi, kërkon të mos bëhet senzacion me këtë rast e përkujton se djali i tij gëzon të gjitha të drejtat si çdo qytetar tjetër në vend. Kryeparlamentari e cilëson të padrejtë faktin që djali i tij u vu në qendër të akuzave publike për lëshime që janë bërë nga institucione të caktuara.

Marketing

“Unë si kryetar dhe si bartës i funksionit publik jam i vetëdijshëm se senzacioni është shumë më i lartë kur bëhet fjalë për anëtarë të familjes dhe bartës të funksioneve, konkretisht siç është tani. Po antikorrupsioni ka pasur lëndë që nga 2019-ta e këndej dhe në fund të 2022-it, antikorrupsioni ka ndërprerë atë proces. Konkluza është se nuk mund të verifikohet keqpërdorim nga ana e djalit tim, ndërkaq çështjet e lëshimeve funksionale ose punës së institucioneve nuk është përgjegjësi e djalit tim as e imja. Fundja edhe fëmijët e mi si çdo një qytetar i këtij vendi, në këtë shoqëri i gëzon të gjitha të drejtat që i mundëson ky vend.”, – deklaroi kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi.

Në prill të vitit të kaluar, Komisioni kundër Korrupsionit, mori njoftim se Barlet Xhaferi u regjistrua në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë, pa dhënë provimin e jurisprudencës. Por, aktualisht nuk ka asnjë procedurë të ngritur.

Marketing