Xhaferi: Është herët për të folur për ndryshimet kushtetuese dhe referendumin

Kryetari i Kuvendit të RMV-së Talat Xhaferi, në takimin e sotëm me gazetarët, tha se nuk bëhen përgatitje për zgjedhje të parakohshme, duke rikujtuar opozitën se për të pasur zgjedhje duhen të ketë edhe qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve të reja.

Marketing

Xhaferi gjithashtu tha se është herët të komentohen paralajmërimet për ndryshimet kushtetuese dhe referendumin.

“Nuk ka material për të komentuar unë. Opozita hipotetikisht krijon situata”, tha Xhaferi.

Sa i përket zhvillimeve aktuale në Kuvend me mungesën e kuorumit dhe bllokadës aktive nga opozita maqedonase, Xhaferi u shpreh i vendosur që deputetët duhet ta meritojnë pagën dhe të jenë në sallë, ndërsa problemet në koalicionin qeverisës duhet të zgjidhen politikisht, e jo me mungesë dhe mos votim të ligjeve.