Xhaferi : Fillimisht të arrijë iniciativa, pastaj vendimi për konstituimin e Kuvendit

Kryeparlamentari Talat Xhaferi për TV 21 ka deklaruar se ende nuk ka marrë iniciativën për konstituimin e Kuvendit. Nëse iniciativa arrin te kryeparlamentari, ai do ta shqyrtojë dhe do të sjellë vendim.

Marketing

Xhaferi nuk i komenton deklaratat nga pjesëtarë të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për konstituim të sërishëm të Kuvendit, pasi i njëjti u shpërnda në shkurt për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që duhej të mbaheshin më 12 prill.

Nëse ka iniciativë të tillë në Kuvend, ajo do ta marrë mbështetjen e LSDM-së, kurse VMRO-DPMNE-ja ende është duke i analizuar rrethanat.

Iniciativa për konstituimin e Kuvendit vjen pasi që Maqedonia e Veriut e ka vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme edhe për 30 ditë, kjo për shkak të krizës së shkaktuar nga virusi korona.

Marketing