Në organizim të Sekretariatit për çështje evropiane në Filarmoninë e Maqedonisë në Shkup do të shënohet 110- vjetori i Kongresit të Manastirit, gjegjësisht Dita e Alfabetit.
Në kremtimin me moton “Për ne Dielli lind në Perëndim”, do të mbajë fjalim kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë këtë vit kanë obliguar Sekretariatin për çështje evropiane ta organizojë shënimin e 110- vjetorit të Kongresit të Manastirit, gjegjësisht Ditën e Alfabetit.