Xhaferi-Han: Kuvendi do vazhdojë impulsin aktual reformues në fushat kryesore

????????????????????????????????????

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi u takua me eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim të Bashkimit Evropian, z. Johanes Han, me vizitën e sotme të punës të së cilit në Republikën e Maqedonisë, fillon procesi i skriningut me Komisionin Evropian për përcaktimin e nivelit të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të BE-së.

Marketing

Kryetari Xhaferi theksoi se me Vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për hapjen e rrugës për fillimin e negociatave në qershor të vitit 2019, vendet anëtare dërguan sinjal të qartë se i vlerësojnë angazhimet e Republikës së Maqedonisë të investuara në reformat dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ai potencoi se Kuvendi është tërësisht i përkushtuar në vazhdimin dhe thellimin e impulsit aktual reformues që të paraqesë rezultate të dukshme.

Komisari Han e përshëndeti përparimin e arritur, e përsëriti mbështetjen e fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare në rrugën e Republikës së Maqedonisë drejt integrimit euroatlantik dhe e nënvizoi rolin kryesor të Kuvendit në procesin e harmonizimit të legjislacionit. Të dy bashkëbiseduesit përfunduan se në periudhën e ardhshme do të nevojitet fokusim në përmbushjen e obligimeve nga të gjitha fushat kryesore.

????????????????????????????????????
Marketing