Përmbajtja e interpelancës ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferi nuk është në përputhshmëri me nenin 136 të rregullorës së Kuvendit.
Kështu vlerëson Xhaferi, i cili e ka kthyer për korrigjim interpelancën e dorëzuar nga partitë opozitare maqedonase, E Majta dhe VMRO-DPMNE, kundër tij.
Sipas inofrmacioneve të parlamentit, e njëjta është refuzuar pasi inicuesit nuk e kanë përdorur emrin kushtetues të vendit.
Neni 136 nga rregullorja e Kunvendit thotë se: “Nëse projektligji nuk është përgatitur në përputhje me dispozitat e kësaj Rregulloreje, Kryetari i Kuvendit, përpara se t’ia paraqesë deputetëve, do t’i kërkojë propozuesit që ta harmonizojë atë me dispozitat e kësaj Rregulloreje.
Nëse propozuesi nuk ndryshon projektligjin brenda 15 ditëve nga kërkesa e Kryetarit të Kuvendit, konsiderohet se projektligji nuk është paraqitur”
Ditë më parë deputetët e VMRO-së dhe të Majtës, kishin dorëzuar interpelancë ndaj kryeparlamentarit Xhaferi të cilët e akuzonin atë për shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve pasi u drejtua në gjuhën shqipe në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian. /