Xhaferi hedh poshtë si spekulime te thënat se imuniteti i Veljanoskit ishte skenar apo film. Sipas tij është respektuar vetëm rregullorja për punën e Kuvendit.
“Dua të sqaroj për opinionin me fjalor të thjeshtë që të më kuptoj çdo qytetarë. Unë jam i bindur se qytetarët kanë besimin në atë që e them.
Mbi bazë të kompetencave të institucioneve përkatëse me datë 21 shkurt organi gjyqësor kompetent është drejtuar tek unë me shkresë, me kërkesë që të diskutohet heqja e imunitetit gjegjësisht paraburgimit të deputetit, në rastin konkret deputeti Trajko Veljanoski. Me të marrë kërkesën sipas procedurave kreu i kuvendit është i detyruar që kërkesën ta përcjell te komisioni amë, për çështje të mandatit dhe imunitetit. Rregullorja përshkruan afat në të cilat duhet të kryhet ky proces. Kryetari i komisionit ka afat prej dy ditëve që të shqyrtoj kërkesën dhe të del me raport para kryetarit të Kuvendit.
Komisioni ka kryer punën e tij të shtunën, e ka kryer ashtu siç e ka kryer dhe raportin e ka adresuar tek unë. Me 25 shkurt e kam pranua raportin, mbi bazë të të cilit unë kam obligim jo më vonë se tre ditë të konvokoj seancë, që është dashtë unë ta konvokoj dhe ta mbyll seancën më 25 shkurt”, tha Talat Xhaferi.
Pse ju krijuat përshtypjen se do të kishte një votim në Kuvend dhe kjo nuk ndodhi?
“Jo unë kam krijuar përshtypje, por kam kryer procedurat e mia të shkruara qartë në rregulloren e Kuvendit”, u përgjigj Xhaferi.