Xhaferi: Ivanovi nuk iu përgjigj kërkesës time për takim

“Presidenti i shtetit e ka bërë praktikë që të mos nënshkruaj dekretet dhe të ndërhyjnë në punën e legjislaturës”. Me këto fjalë, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, për TV 21, shpjegoi vendimin e presidentit Gjorge Ivanov për të mos nënshkruar marrëveshjen për emrin me Greqinë.

Marketing

Xhaferi tha se Ligji për Gjuhët dhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes do të dërgohen në Gazetën Zyrtare vetëm me nënshkrimin e tij. Ai sqaroi se pas miratimit të sërishëm të Ligjit për Gjuhët, ka tentuar të organizonte një takim me Ivanovin, por nuk mori përgjigje për kërkesën e tij.