Xhaferi: Jam krenar që në shtëpinë ligjvënëse kemi respekt ndaj kulturave dhe religjioneve të ndryshme

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në rrjetin social Facebook duke uruar ditën e iluministëve pansllav, vëllezrve të shenjtë Kirili dhe Metodi, thotë së është krenar që si kryetari i Kuvendit është krenar që në shtëpinë ligjëvënëse kanë respekt të madh ndaj kulturave dhe religjioneve të ndryshme, të bindur se ato janë vlerë plotësuese në këtë shoqëri.

Marketing

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut shkruan
Të nderuar qytetarë,
Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, t’Ju uroj festën e sotme – Ditën e iluministëve pansllav, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi.

Dita e sotme kremtohet për të shprehur nderim ndaj veprës së iluministëve pansllav të cilët historia i regjistroi si themelues të letërsisë dhe shkrim – leximit sllav. Vepra e tyre është vepër kapitale në zhvillimin e kulturës dhe shkrim-leximit sllav, ato e kanë dhënë dhuratën e fjalës dhe alfabetit dhe kjo i bën më shumë se të denjë për kremtimin e emrit dhe veprës së tyre. Kontributi i tyre është edhe kontribut në kulturën botërore.

Si Kryetar i Kuvendit, jam krenar që në shtëpinë ligjvënëse kemi respekt të madh ndaj kulturave dhe religjioneve të ndryshme, të bindur se ato janë vlerë plotësuese në këtë shoqëri. Të vazhdojmë bashkë në këtë rrugë, duke e kultivuar këtë pasuri.

Më lejoni edhe njëherë të uroj festën – Ditën e iluministëve pansllav, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi dhe të uroj që edhe rruga e vendit tonë të jetë e ndritur siç është edhe vepra e tyre.
Urime festa!

Marketing