Marrëveshja e Ohrit e transformoi shoqërinë dhe na maturoi si politikanë e qytetarë. Hapi edhe horizonte të reja duke na e hapur pikturën e madhe e cila ka një qëllim – Republika e Maqedonisë së Veriut.
Kështu kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e nisi tregimin e tij për rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit në konferencën organizuar me qëllim shënimin e 20 vjetorit të nënshkrimit të saj.
Xhaferi tha se kjo Marrëveshje mundësoi që vendi ynë “të jetë rrëfim i suksesshëm për një demokraci parlamentare të avancuar, bashkëkohore, tani më vend-anëtar i plotfuqishëm i NATO-s, me shpresë së shpejti edhe anëtar i familjes së madhe evropiane, por mbi të gjitha, shtëpi e të gjithë pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme etnike, fetare, kulturore, shtëpi e të gjithë qytetarëve!”
Ai përmendi edhe faktorin ndërkombëtar, që sipas tij luajti rol të rëndësishëm në arritjen e MO-së.
blob:https://www.facebook.com/626d3570-0bad-42a4-99b1-9866e6b0c9c7