Xhaferi: Ligji për gjuhët do të publikohet në Gazetën Zyrtare

Kryeparlamentari i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka theksuar se edhe përkundër situatës së krijuar post-referendum, Ligji për përdorimin e gjuhëve do të publikohet në Gazetaën Zyrtare
“Kjo nuk është çështje e premtimeve të mia, por çështje e detyrimeve ligjore. Pavarësisht kur do të ndodh kjo”, tha kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Marketing

Ai shtoi se publikimi i ligjit në Gazetën Zyrtare nuk është si pasojë e situatës së re pas referendumit dhe se nuk do të ndikojë negativisht në sigurimin e 80 deputetëve, të cilët duhet të votojnë për ndryshimet kushtetuese.

Përndryshe, Agjencia e Lajmeve Zhurnal, pikërishtë dy ditë para mbajtjes së Referendumit duke u thirrur në burime partiake dhe pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, shkroi se menjherë pas referendumit Ligji për përdorimin e gjuhëve do të shpallet në Gazetën Zyrtare.