Xhaferi: Marrëveshja për emrin është në interes të shqiptarëve

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, e ka mirëpritur marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit.

Marketing

Xhaferi në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se kjo marrëveshje nuk është vetëm në interesin e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni, por edhe në kontekst më të gjerë pasi po çelen dyert për anëtarësimin e Maqedonisë në organizata ndërkombëtare.

”Zgjidhja e këtij problemi është në interes të shqiptarëve të Maqedonisë. Zgjidhja është e duhur”.

”Nuk mund të shihen benefitet vetëm në kontekstin e shqiptarëve por ato mund të shihen për të gjithë qytetarët e Maqedonisë sepse kjo marrëveshje hapë rrugë në anëtarësimin e Organizatave Ndërkombëtare”.

”Në kontekst europianë është benefit për gjithë qytetarët e Maqedonisë por jo i vetëm shqiptarëve”.

”Nuk komentoj qasjen e mysafirëve që keni aty sepse nuk kam dëgjuar çfarë është thënë aty. Por nuk mendoj që politika shqiptare ka qenë pasive në këtë çështje. Të gjithë janë angazhuar për interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”.

”Nuk dua të predikoj për procedura. Besoj që deri të premten mund të përmbyllet faza e ratifikimit e pas saj mund të lajmërohen autoritetet greke. I gjithë procesi duhet të përcillet e të bisedohet me qytetarët që të mund të përfundohet marrëveshja sic është më së miri”.

”Mbi të gjitha çmoj mendim intelektual por si popull që jemi ka disa rrethana të tjera të cilat ndikojnë në çështje tjera”.
”Në kontekst global duhet të veprojmë të gjithë në kahje të asaj se cili është interes i yni ndaj secilit”.

Marketing