Shërbimet e Kuvendit, informojnë se kryeparlamentari Talat Xhaferi, do të mbajë takim të jashtëzakonshëm me koordinatorët e grupeve parlamentare.
Në kumtesën e Kuvendit thuhet se në takim do të diskutohet për mënyrën dhe dinamikën e vazhdimit të punës së Kuvendit, seancat plenare dhe seancat e grupeve të punës.