Kryeparlamentari Talat Xhaferi për sot ka caktuar mbledhje me nënkryetarët e Kuvendit dhe koordinatorët e grupeve parlamentare të cilët do të diskutojnë për statusin e deputetit të Nikolla Gruevskit, pas arratisjes dhe urdhër arrestit ndërkombëtar për të.
Siç deklaroi Xhaferi, është e palogjikshme të justifikohet mungesa e deputetit në këtë situatë, por për shkak se legjislacioni nuk parashikon një situatë të tillë, duhet të merret një qëndrim. Nëse deputeti gjashtë muaj mungon pa arsye, Kuvendi mund të tërheqë mandatin e tij.