Xhaferi me Delegacion shtetëror në Selinë e Shenjtë në Romë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të Veriut Talat Xhaferi, do ta kryesojë Delegacionin shtetëror për shënimin e manifestimit tradicional “Maqedonia në nder të Shën Cirilit”, në Romë.

Marketing

ndryshe delegacioni i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me aktivitete të përbashkëta në Romë do ta kremtojnë veprën e iluministëve mbarë slloven dhe do të bëjnë homazhe për vëllezërit Shën Kirili dhe Metodi.

Me traditën e sapokrijuar dhe sipas programit të vërtetuar, nesër në Romë delegacionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Bullgarisë do të vendosin lule para pllakës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për nder të Shën Kirilit në Bazilikën Santa Maria Maxhore, ndërsa pastaj do të marrin pjesë në meshën në kishën “Shën Pali ala Regola”.

Delegacioni në orët e mbrëmjes do të marrë pjesë në pritjen në rezidencën bullgare në Romë, ndërsa pastaj të gjithë të ftuarit do të përcjellin program kulturor artistik, organizuar nga Ministria e Kulturës e vendit, në të cilën do të performojnë artistët e muzikës Vesna Ginovska Illkova dhe Dino Imeri.

Marketing