Xhaferi merr përgjigjet e para për referendumin

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski, theu akullin i pari nga kolegët e tij duke konfirmuar pjesëmarrjen e tij në fushatën e referendumit. Me një shkresë dërguar kryeparlamentarit Talat Xhafer, ai kërkoi nga Parlamenti që t’i ndahen mjete për propagandë bojkotuese ndaj referendumit.

Marketing

Milloshoski ka shënuar se ky është qëndrimi i tij personal për të cilin e ka njoftuar edhe koordinatorin parlamentar të VMRO-DPMNE-së. Sipas tij, e drejta e thirrjes në bojkot, i garantohet me ligj.

Unë, Antonio Milloshovski deputet i VMRO-DPMNE-së në koordinim me koordinatorin e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, ju njoftoj se do të marr pjesë në propagandën publike për referendumin, me qëndrim bojkoti sepse jam kundër çështjes së referendumit, ndërsa bojkoti është opsion demokratik i garantuar, në përputhje me traditat demokratike të RM-së nga viti 2004 dhe në pajtim me Kodeksin e Komisionit të Venecias, nga Këshilli Evropian në vitin 2007.

Duke pasur parasysh që propaganda publike udhëhiqet me harxhime personale, ndërsa si propozues i autorizuar Parlamenti i Republikës së Maqedonisë do të udhëheqë propagandë publike, kërkoj që të më sigurohen mjete për këtë qëllim”- deklaroi Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Por të njëjtin qëndrim nuk ndan edhe partia, politikat e të cilës ai i përfaqëson në Kuvend. Madje as kolegët e tjerë nga radhët e kësaj partie, akoma nuk e kanë njoftuar kryeparlamnetarin Xhaferi për qëndrimin e tyre.

Nga VMRO-DPMNE thonë se janë të gatshëm që të marrin mjetet e ndara nga Qeveria për propagandën e referendumit që të informojnë saktësisht qytetarët se çfarë do të thotë marrëveshja e arritur me Greqinë, por mbeten të pavendosur për anën që do e mbajnë në referendum.

Kryetari Mickovski bëri të ditur se për të gjitha këto çështje pritet që të vendoset saktësisht javën e ardhshme në një takim brenda partiak. Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se tanimë kanë dorëzuar shkresat dhe se do të marrin pjesë në grupin që do bëj propagandë pozitive për referendumin e çështjes së emrit.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se ka propozim që të përkrahet referendumi, megjithatë, definitivisht për këtë çështje pritet që të vendoset ditën e diel pas mbajtjes së Kuvendit Qendrorë të kësaj partie. Nga Besa e Kasamit thonë se janë pro referendumit por se ende nuk kanë vendosur për mënyrën e zbatimit së fushatës.

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi dje njoftoi të gjithë deputetët dhe grupet parlamentare që kanë afat 3 ditorë të vendosin se a do më marrin pjesë në fushatë dhe se çfarë lloji të propagandës për referendum të bëjnë, “për”, “kundër” ose “bojkot”.

Marketing