Me ratifikimin Protokollit të NATO-s në Kuvend bullgar e kemi treguar vendosmërinë për të zgjidhur problemet në rajon dhe të bartim përgjegjësi për sigurinë kolektive, jo vetëm në rajon, por në të gjithë Evropën ka theksuar kryetarja e Kuvendit bullgar Cveta Karajançeva, pas takimit në Sofje me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi.
Kryeparlamentari Xhaferi gjithashtu është falënderuar për ratifikimin e Protokollit nga Kuvendi bullgar, edhe pse kemi pritur gjatë para dyerve të NATO-s, Aleanca Veriatlantike po bëhet realitet.
Jam i bindur me Bullgarinë pranë nesh është garancë se edhe neve si shtet, por edhe i gjithë rajoni i Ballkanit po hapërojmë në rrugë të drejtë e cila siguron paqe, stabilitet dhe përparim. Mirë është të kesh miq të mirë, por edhe më mirë është kur ato i ke fqinjë, ka deklaruar Xhaferi.
Parlamenti i Republikës së Bullgarisë sot ka ratifikuar Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë Veriore në NATO. Për ratifikimin e Protokollit kanë votuar 140 deputetë, ndërsa kundër dhe të përmbajtur nuk kanë votuar asnjë.