Xhaferi në Rumani dhe Lituani për ratifikimin e Protokollit për NATO-n

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, prej sot deri më 14 mars do të qëndrojë për vizitë pune në Rumani dhe Lituani, ku do të shoqërohet nga deputeti Panço Minov.

Marketing

Xhaferi në kuvendet e dy vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s do të marrë pjesë në aktin e ratifikimi të Protokollit për inkuadrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Në Parlamentin e Rumanisë seanca është paralajmëruar për më 13 mars, ndërsa në Sejmin e Lituanisë, akti do të mbahet më 14 mars. Me këtë rast Xhaferi do të mbajë edhe fjalim para deputetëve të Sejmit të Lituanisë, theksohet në kumtesën e kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të dy vizitave të punës, kryetari Xhaferi do të ketë edhe takime dypalëshe me nikoqirët dhe me përfaqësues tjerë shtetëror të Rumanisë dhe Lituanisë.

Marketing