Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi, ka bërë të ditur datat e sakta të seancave për dorëheqjen e qeverisë aktuale dhe zgjedhjen e qeverisë teknike.
“Në marrëveshje me kryeministrin kemi përcaktuar afatet kornizë që fillojnë nga nesër për dorëheqjet dhe caktimin e seancës për konstatimin e dorëheqjeve”, ka konfirmuar Xhaferi.
Tri gabimet që duhet të shmangni për të bërë foton perfekte…Të vogla, por me vlera të çmuara: Pse është e rëndësishme të hani f…Guardiola mund të marrë një vendim tronditës në rast se City shpall…Ish-efektivi i RENEA-s u vetëplagos me armë zjarri…Çfarë ndryshimesh ekonomike duhet të presin francezët?…
“Me 26 të këtij muaji hapet rruga për fillimin e procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, përcaktimin e mandatarit dhe dy seanca radhazi”, tha Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas marrëveshjes, procesi fillon nesër me dorëheqjen e kryeministrit dhe në seancën e caktuar për 26 janar do të konstatohen këto dorëheqje, pas së cilës presidenti i shtetit do të njoftohet se qeveria po jep dorëheqje.
Më 27 janar në Kuvend duhet të paraqitet propozim-programi dhe përbërja e qeverisë dhe në seancën e datës 28 në rend dite do të jetë zgjedhja e qeverisë teknike. Në të njëjtën kohë, më 28, KSHZ-ja do të njoftohet për ndërprerjen e mandatit të deputetit të njësisë zgjedhore 5. Më pas vijon shpërndarja e propozim-programit dhe emrat e ministrave dhe zëvendësministrave. Xhaferi pret që në të njëjtën seancë të bëhet edhe zgjedhja.
Përbërja e qeverisë duhet të jetë e plotë që qeveria kalimtare të hyjë në fuqi 100 ditë para zgjedhjeve.
Aktivitetet në Kuvend fillojnë me konfirmimin e dorëheqjeve të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të Kuvendit, me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, Jovan Mitreski, pastaj me njoftimin e kryetarit të shtetit për detyrën e mandatit të kryeministrit të ri, qeverisë së zgjedhur, ministrave, zëvendësministrave dhe zëvendësministrave shtesë, si dhe deklaratën për përfundimin e mandatit të deputetit dhe verifikimin e mandatit të deputetit të ri në njësinë zgjedhore numër 5.
Maqedonia deri në mesnatën e së dielës (28 janar) duhet të ketë qeverinë e tretë kalimtare të kryesuar nga Talat Xhaferi.