Xhaferi: Parlamentet kanë rol kyç në ndërtimin e konsensusit përmes dialogut të vazhdueshëm dhe inkluziv

Është i padyshimtë roli kyç i parlamenteve dhe përforcimi i dimensionit parlamentar të procesit të zgjerimit dhe demokracisë parlamentare, të zhvillimit të kulturës parlamentare të bazuar mbi ndërtimin e konsensusit përmes dialogut të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës, për shkak se vetëm kështu munden parlamentet të jenë motorët e vërtetë dhe efikas të reformave, ka porositur kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në Samitin e kryetarëve të Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Parlamenti Evropian.

Marketing

Kuvendi i RMV-së, tha Xhaferi është tërësisht i përkushtuar ndaj ndërtimit të dhomës ligjvënëse të fuqishme, funksionale dhe të pavarur, organ përfaqësues i qytetarëve dhe bartës i pushtetit ligjvënës, i cili do të mundet në mënyrë cilësore dhe të vazhdueshme ta kryejë funksionin e vet.

“Në këtë kontekst, mund të konfirmoj se qëllimet që i parashtruam bashkë me kryesinë që në vetë fillimin e përbërjes së re parlamentare, a ato janë pavarësia në aspektin financiar, administrativ dhe në aspektin e sigurimit të dhomës ligjvënëse, ngadalë po realizohen. Para do kohe e nxorëm Ligjin për Kuvendin me ndryshime dhe plotësime në pjesën e shërbimit, a në procedurë është edhe hapja e Zyrës Buxhetore Parlamentare. Punojmë me përkushtim dhe për këtë, me rëndësi shumë të madhe janë programet për mbështetjen parlamentare dhe ndërtimin e kapaciteteve që zbatohen në nivelin lokal dhe rajonal, siç është edhe Dialogu Zhan Mone i cili është instrument i zhvilluar nga Parlamenti Evropian si vegël e fuqisë së butë në fushën e mediacionit dhe dialogut parlamentar dhe është komplementar me qasjet e përgjithshme për mbështetjen e demokracisë në BE”, tha Xhaferi.

Ai kujtoi se deri tani u mbajtën dy Dialogë, tani më 31 janar do të mbahet DZHM i tretë në Kuvend në të cilin do të vazhdohet me punë dhe me arritjen e konsensusit për Rregulloren dhe, përkushtimi i të gjitha palëve në këtë proces flet vetvetiu se të gjithë duam dhe kontribuojmë për Kuvend funksional, për institucione funksionale dhe qytetarë të kënaqur të një shteti evropian me standarde evropiane, kushte dhe mundësi për jetë të qytetarëve tanë dhe të rinjve tanë.

Kjo nismë sipas tij është vënia e bazës pikërisht të kësaj mundësie, a konkretisht sot, për zhvillimin e strategjisë për rolin e parlamenteve në përparimin e agjendës reformuese për BE dhe në përmbushjen e masave konkrete që i përmbushin aspiratat evropiane të qytetarëve të rajonit.

“Besoj se nuk ka nevojë të elaboroj për dëshpërimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për arsye se, me të drejtë prisnim mirënjohje për reformat e realizuara dhe për vendimet politike serioze që i mori vendi për përmbushjen e parakushteve për vendim pozitiv. Ishte i qartë edhe dëshpërimi i shfaqur publikisht i numrit më të madh të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të bindura se vendi është i përgatitur për të filluar procesin e aderimit. Duke e quajtur aktin e mosndarjes së datës për Maqedoninë Veriore dhe për Shqipërinë si gabim strategjik i cili ka efekt të dëmshëm edhe mbi kredibilitetin e Bashkimit Evropian, nëse kemi parasysh se integrimi i vendeve që i kanë përmbushur parakushtet e nevojshme i mundëson BE-së ta mbajë rolin e vet ndërkombëtar dhe mbrojtjen e interesave të veta, mirëpo edhe të vendeve kandidate për shkak se procesi i integrimit në fakt ka efekt të transformimit të të njëjtave, u miratua Rezoluta e Parlamentit Evropian për hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me mbështetje qartë të shprehur”, ka thënë Xhaferi.

Ai kujtoi se para dy javësh, në vizitën e vet të parë zyrtare jashtë Bashkimit Evropian, a në shenjë respekti për përkushtimin tonë, në Maqedoninë e Veriut ishte Komisari për Politikë fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim të Bashkimit Evropian, z. Varheli i cili e sqaroi metodologjinë e re për procesin, të cilën do e prezantojë në fund të muajit, me perspektivë që deri në mars të krijohen mundësi për hapjen e negociatave aderuese para Samitit BE- Ballkani Perëndimor në Zagreb në maj të vitit 2020. Përkushtimi dhe qasja serioze e të gjithë faktorëve ndaj kësaj çështjeje qartë e konfirmon mbështetjen e ndërsjellë, nevojën dhe vizionin dhe cakun e qartë, respektivisht integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane për të mirën e rajonit dhe të Bashkimit Evropian

Marketing