Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,Talat Xhaferi, kryetarja e Komisionit për Financa dhe Buxhet, Liljana Kuzmanovska dhe Sekretaresha e Përgjithshëm e Kuvendit, Cvetanka Ivanova, nga data 20 deri më 22 mars janë në vizitë studimore në Edinburg, Skoci.
Vizita studimore është organizuar nga Fondacioni Vesminster për Demokraci dhe është në kuadër të Memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar për vendosjen e Zyrës buxhetore parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi pres shërbimi qeveritar.