Xhaferi-Petkov: Bashkëpunim rajonal, për avancim të ekonomisë pas pandemisë

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi njoftoi se në takimin me kryeministrin bullgar Kiril Petkov ka theksuar se bashkëpunimi rajonal me qëllim avancimin e ekonomisë është e vetmja zgjidhje për tejkalim të krizës pas pandemisë Covid-19.

Marketing

“Në takimin me Kryetarin e Qeverisës ë Republikës së Bullgarisë, z. Kirill Petkov, theksova se, rruga e vetme drejt rikuperimit më të shpejtë ekonomik në periudhën pas-KOVID-it është avancimi i ekonomisë dhe tregut rajonal, respektivisht, vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e rëndësishme e zinxhirëve globalë përmes integrimit të tyre në BE. Bashkë duhet të punojmë në krijimin e politikave ekonomike të qëndrueshme, ndërsa marrëdhëniet e mira ekonomike në rajon doemos të shoqërohen me marrëdhënie të mira politike, sepse vetëm në atë mënyrë zhvillimi i rajonit tonë do të lëvizë në vijën përpjetë. Përfunduam se takimi në nivel të Kryetarëve të Parlamenteve duhet të realizohet sa më shpejtë, në Shkup apo në Sofje”, shkruan Xhaferi.