Xhaferi pranon interpelancën – seanca konform afateve

Interpelanca ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferi, sot edhe zyrtarisht arriti në duart e tij. Nga kabineti i tij njoftojnë se ajo do të procedohet në përputhje me afatet dhe procedurat e përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit. Por sipas procedurave Kryeparlamentari duhet që interpelancën ta dorëzojë tek personi ndaj të cilit është drejtuar interpelanca, ndërsa më pas ky i fundit ka të drejtë që brenda 15 ditëve të dorëzojë përgjigje me shkrim tek kryetari i parlamentit. Në këtë rast të gjitha këto role i ka i njejti person, raporton KlanMacedonia.

Marketing

“Sipas Rregullores së Kuvendit të RMV-së ( neni 45, paragrafi 3), interpelanca parashtrohet deri te Kryetari i Kuvendit i cili menjëherë ia dërgon atij ndaj të cilit është drejtuar interpelanca dhe te deputetët. Subjekti, të cilit i është paraqitur interpelanca, ka të drejtë që për interpelancën e paraqitur, kryetarit të Kuvendit t’i dërgojë përgjigje me shkrim, më së voni brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e pranimit të interpelancës ( neni 46)” – thonë nga kabineti kryeparlamentarit.

Sipas rregullores diskutimi për interpelancën zgjat një ditë pune, deri sa të përfundojë lista e deputetëve të paraqitur për fjalë, kurse vendoset më së voni deri në mesnatë.

“Interpelanca vihet në rend dite në seancën e parë të rradhës të Kuvendit, pas skadimit të 15 ditëve nga dita e shpërndarjes së përgjigjes deputetëve. Nëse përgjigjja nuk dërgohet brenda afatit të parashikuar me nenin 46 të kësaj Rregulloreje, interpelanca vihet në rend dite në seancën e parë të rradhës të Kuvendit. (Neni 47)” – thonë nga kabineti Xhaferit.

Iniciativa për interpelancë ndaj kryeparlamentarit Xhaferi, vjen nga ana e VMRO-DPMNE-së, pas publikimit të audio inçizimit ku dëgjohen fyerje dhe sharje të Xhaferit drejtuar shërbimeve të Kuvendit, si dhe pas mbylljes së deputetëve në sallën plenare, me kërkesë të kryeparlamentarit. Ky I fundit theksoi se mbylljen e dyerve, nuk ka shkelur rregulloren, ndërsa as me fyerjet dhe sharjet nuk ka shkelur kodin etik të sjelljes. Arsyetohet se ka reaguar ashtu ndaj papërgjegjësisë së shërbimeve.