Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot realizoi takim me Elizabeta Trenta, ministre e Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës Italiane e cila është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Në takim, përveç kryetarit të Kuvendit, ishin të pranishëm edhe dy nënkryetarët Remenska dhe Misovski dhe anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes.
Në fillim të takimit të përbashkët, kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi nga marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Italiane. Ai theksoi se veçanërisht çmohet fakti që Italia e mbështet fuqishëm vendin tonë në kuadër të Procesit të Berlinit, në planin multilateral dhe në përgjithësi në integrimet e përgjithshme euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.
Në vazhdim, kryetari e njoftoi mysafiren me aktualitetet në raport me procesin e referendumit bartës i autorizuar i të cilit është pikërisht Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Me këtë rast, shprehu pritje se përskaj mbështetjes së fuqishme ndërkombëtare, edhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë do e njohin momentin historik dhe se Republika e Maqedonisë nuk ka shans tjetër të bëjë hapërim të fuqishëm përpara në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, Hari Lokvenec, e njoftoi Trenta me Deklaratën për mbështetjen e procesit paraaderues për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO, që para do kohe u votua unanimisht në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Nënvizoi se, Pasqyra strategjike e mbrojtjes i pasqyron mundësitë reale dhe projektimet për mbrojtjen e vendit, si edhe ndarjen e 2% nga Buxheti për forcat e mbrojtjes. Në raport me reformat në sektorin e sigurisë, ai theksoi se ato nënkuptojnë edhe përforcim të besimit të qytetarëve në institucionet e sigurisë dhe gjitha institucionet tjera.
Ministrja Trenta nënvizoi se dialogu, konsensusi në vendimmarrje dhe në marrjen e vendimeve strategjike janë kryesorë për demokracinë stabile. Potencoi se Italia edhe më tutje do të japë përkrahje të fuqishme për Republikën e Maqedonisë, për shkak se rajoni i Ballkanit Perëndimor gjithmonë ka qenë në fokusin e çdo qeverie italiane. Beson se njësoj siç kemi pasur histori të përbashkët, ashtu do të kemi edhe ardhmëri të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Nënvizoi se integrimi euroatlantik i Republikës së Maqedonisë është proces i cili nuk është vetëm integrim por, njëkohësisht edhe tranzicion i jetës së përgjithshme shoqërore dhe ndërtim i shtetit stabil, ku investuesit e huaj do të kenë gjithmonë interes të investojnë.