Xhaferi realizon takime të rëndësishme në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian

Takim bilateral i Kryetarit Xhaferi me nënkryetaren e Asamblesë Nacionale të Republikës së Francës, z-njën Biro Bonard dhe kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane në Senatin e Francës, z. Bize në kuadër të Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian.

Marketing

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në Vjenë, Austri më 8 dhe 9 prill merr pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian, në të cilën përveç kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së, janë të ftuar edhe kryetarë të parlamenteve të vendeve kandidate për anëtarësim në BE dhe vende që marrin pjesë si mbikëqyrës. Me Konferencën kryeson z. Volfgang Sobotka, Kryetar i Këshillit Nacional Austriak dhe z. Ingo Ape, kryetar i Këshillit Federal Austriak.

Sipas rendit ditor, konferenca është e ndarë në dy sesione edhe atë Bashkimi Evropian dhe fqinjët e saj dhe Bashkimi Evropian në vigjilje të zgjedhjeve evropiane në vitin 2019 – zhvillimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve nacionale dhe institucioneve evropiane.

Kryetarët e përshëndetën përzemërsisht hyrjen në fuqi të Marrëveshje së Prespës, duke e vlerësuar si hap historik i cili paraqet shembull për pajtim në tërë rajonin. Ato e përshëndetën Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Greqisë për këtë arritje të rëndësishme.
Duke e pasur parasysh se kursi proevropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor më së miri mbahet me avancim të dukshëm në procesin e aderimit, kryetarët e parlamenteve edhe njëherë e konfirmuan perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe angazhimet për zgjerimin e Bashkimit Evropian, si investim në paqen, demokracinë dhe sigurinë.

Në sesionin e dytë, kryetarët apeluan të qytetarët e Evropës për një pjesëmarrje aktive në formimin e ardhmërisë së Evropës nëpërmjet shfrytëzimit të drejtës së vet për votim në zgjedhjet e ardhshme evropiane më 23-24 maj 2019. Përforcimi i marrëdhënies ndërmjet parlamenteve nacionale dhe institucioneve të BE-së është i rëndësishëm për afrimin e BE-së te qytetarët e saj, për rritjen e besimit dhe krijimin e një transparence më të madhe.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Talat Xhaferi realizoi edhe takim bilateral me nënkryetaren e Asamblesë Nacionale të Republikës së Francës, z-njën Biro Bonard dhe kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane në Senatin e Francës, z. Bize. Bashkëbiseduesit i vlerësuan marrëdhëniet bilaterale si të mira por u zotuan për bashkëpunim më intensiv në nivel të lartë në periudhën e ardhshme.

Kryetari Xhaferi informoi për miratimin e ligjeve të agjendës reformuese dhe kërkoi mbështetje për proceset eurointegruese. Nga pala franceze u shpreh sigurim se Franca do të vazhdojë ti mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor për arsye se konsideron se stabiliteti i tyre është thelbësor për Evropën, por do të insistojë në respektimin e përpiktë të kritereve për anëtarësim.

Marketing